Kush mund të aplikojë
Të rinj nga 18 deri në 30 vjeç, me interes për inteligjencën artificiale, teknologjinë ose ndikimin social. Nuk është e nevojshme të jesh programues: komuniteti mirëpret edhe studentë të drejtësisë, shkencave sociale, komunikimit, dizajnit dhe fushave të tjera.
Çfarë bën si anëtar
- Mëso. Kupto si funksionon AI, ku ndihmon dhe ku dëmton, me burime nga AI for Good dhe biseda me anëtarët e tjerë.
- Ndërto. Puno me të tjerë në nisma që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
- Ndiko. Merr pjesë në fushatën AI dhe të drejtat e tua dhe sill zërin e të rinjve shqiptarë në rrjetin global.
Sa kohë kërkon
Angazhimin e zgjedh ti kur aplikon: 2–4, 5–8 ose më shumë se 8 orë në muaj. Mund ta ndryshosh më vonë, sipas studimeve ose punës.
Fushat ku punojmë
Nismat lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, veçanërisht:
- Arsim cilësor
- Veprim për klimën
- Industri, inovacion dhe infrastrukturë
- Punë e denjë dhe rritje ekonomike
Lidhja me rrjetin global
Tirana Hub është pjesë e komunitetit global Young AI Leaders, i krijuar nga AI for Good i ITU-së. Përmes tij lidhesh me burimet, eventet dhe të rinjtë e qendrave të tjera në botë. Pjesëmarrja ndjek Parimet e komunitetit.