Mëso për AI

Portofoli i kurseve të AI for Good — nga fillestarët te specializimet.

Portofoli i Kurseve të AI for Good

Dëshiron të mësosh inteligjencën artificiale, por nuk di nga t’ia fillosh?

AI Skills Coalition e AI for Good (nisma e ITU-së, agjencisë së OKB-së për teknologjinë) ka mbledhur në një vend të vetëm qindra kurse falas dhe me pagesë nga institucione partnere si Microsoft, IBM, OpenAI, UNESCO, Intel dhe shumë të tjerë, të gjitha me një qëllim: t’i bëjnë njerëzit e çdo niveli, kudo në botë, gati për epokën e IA-së.

Nga hyrjet e para në botën e IA-së deri te specializime të thelluara në machine learning, etikë, kibersiguri apo IA në shëndetësi, portofoli ofron diçka për këdo:

  • Për fillestarë e deri te ekspertë — filtro sipas nivelit (fillestar, mesatar, i avancuar)
  • Për çdo profesion — mësues, profesionistë të IT-së, punonjës të sektorit publik, gra, të rinj, apo thjesht kuriozë
  • Në gjuhë të ndryshme — anglisht, frëngjisht, spanjisht, arabisht, kinezisht dhe më shumë
  • Format fleksibël — kurse online me ritmin tënd, sesione live, apo trajnime hibride
  • Certifikata — shumë kurse ofrojnë certifikatë falas në përfundim

Nga «Bazat e Inteligjencës Artificiale» dhe «Etika e IA-së» deri te kurse të specializuara si «IA në Diplomaci», «IA për Qytete më të Sigurta» apo «Menaxhimi i Politikave të IA-së», çdokush mund të gjejë rrugën e vet drejt aftësive digjitale të së ardhmes.